E Diel, 1 Nëntor 2026

Lihet i lirë babai i Bekim Çengës

Autori i Lajmit: red.
Lirohet në sallën e gjyqit, Ylli Çenga, babai i Bekimit, 10-vjeçarit të masakruar tetorin e vitit të shkuar në Peshkopi. Gjatë séancës së sotme gjyqësore, gjykatësi ka vendosur ndryshimin e masës së arrestit për Ylli Çengën nga burg pa afat në arrest shtëpie. Ylli akuzohej se dy muaj më parë ka kërcënuar me vrasje dajën e Shpëtim Zizës, autorit të vrasjes në rrethana misterioze të 10-vjeçarit. Nga burime pranë Prokurorisë së rrethit Dibër bëhet e ditur se shkak i lirimit në sallën e gjyqit të Ylli Çengës është bërë mosgrumbullimi i fakteve që do të vërtetonin akuzën ndaj tij. Lënia e lirë e Yllit, përkon me 1-vjetorin e vdekjes së djalit të tij, i cili u rrëmbye dhe më pas u masakrua nga 19-vjeçari Shpëtim Ziza, tetorin e vitit të shkuar. Ky i fundit, edhe pse i sëmurë mendor, rezultoi se në momentin e vrasjes ka qenë plotësisht i përgjegjshëm.
Ky lajm është publikuar: 29/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›