E Diel, 1 Nëntor 2026

Italiania, gruaja e parë që ka marrë pjesë në 8 olimpiada

Gazeta Shqip

Përfaqësuesja e Italisë në kajak, Jozefa Idem, është bërë sot gruaja e parë, e cila ka marrë pjesë tetë herë në Lojërat Olimpike.  Lojërat e para për 47-vjeçaren kanë qenë në Los Angeles, më 1984, në të cilat ka marrë medaljen e bronztë. Të njëjtin çmim sportistja e ka fituar edhe në Atlantë më 1996.

Në vitin 2000, në Sidnej, ka rrëmbyer medaljen e artë, ndërsa në Athinë më 2004 dhe në Pekin më 2008 atë të argjendtë. Idem ka lindur në Gjermani, ndërsa më 1992 është bërë shtetase italiane.

Në Olimpiadën e Londrës, ajo garon në disiplinën përkatëse në 500 metra.

7 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Italiania, gruaja e parë që ka marrë pjesë në 8 olimpiada burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›