E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Kulturës i Kosovës sot në Tiranë

TIRANE- Një delegacion nga Kosova të cilin do ta kryesojë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Lutfi Haziri, do të mbërrijë në Shqipëri sot e vizita e tij do të vijojë edhe nesër. Sot në orën 15:30 do të zhvillohet një takim në MTKRS me drejtues të institucioneve homologe mbi inicimin e bashkëpunimit dhe nismave të përbashkëta konkrete në fushat përkatëse. Ndërsa nesër, ditën e premte, në orën 09:30 do të zhvillohet takimi zyrtar në zyrën e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj ku do të nënshkruhet dhe programi i bashkëpunimit kulturor për vitet 2010-2012. Ndërkaq, në datën 7 maj, në orën 19:00 në Teatrin e Operas dhe Baletit do të shfaqet një koncert nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve popullore të Maqedonisë - "TANEC".
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›