E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut kryen stërvitjet në Detin e Verdhë

Koreja e Jugut ka kryer stërvitje me artileri nga pesë ishujt e lokalizuar pranë kufirit të diskutueshëm me Korenë e Veriut, pavarësisht kërcënimeve për hakmarrje nga Penjani.

Jugu tha se nuk ka pasur ndonjë reagim nga Veriu gjatë dy orëve stërvitje në zonën e Detit të Verdhë.

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të kryejë “sulme të pamëshirshme”, nëse Jugu kryen stërvitjet.

Një stërvitje në vitin 2010 ka nxitur Korenë e Veriut të bombardojë me artileri Ishullin Yeonpyeong, duke vrarë katër jugkoreanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›