Maskojnë aferat korruptive me luftëra imagjinare për të drejta
Pas tundimit të Vasil Bollanos për gjoja luftën për Vorio-Epirin, fshihen afera të mëdha dhe të rënda. Ai duke perfituar nga të qenit kryetar bashkie po shet siperfaqe dhe prona të tera në bregdetin e Himares. Për të mbuluar këtë, kerkon ta zhvendose vëmendjen, tek “lufta për gjoja të drejtat e minoritareve” etj.
Shteti Shqiptar duhet ta beje mire të ditur dhe ta ndëshkojë çdonjërin që ka synime separatizmi apo që shkel ligjet e vendit.
Perpara integritetit të Shqipërisë, nuk na duhet as BE-ja dhe as Greqia; dhe të mos harrojnë se territoret e Çamerise janë një problem ende i pazgjidhur. Persa i perket termit Vorio-Epir (nje term që i perket lashtesise) mos të harroje z.Bollano se edhe Greqia ka qene pjese e romakeve, e turqve etj. Shteti shqiptar le ta trajtojë si çdo individ tjetër këtë zotërinë, meqë ky preferuaka vetë që trupin ta ketë ketu dhe kokën në Janine.