E Diel, 1 Nëntor 2026

Çbën Bashkia për këtë ndërtesë që ka zënë trotuarin?

Keni botuar disa kohë më parë një artikull mbi rrugën “Komuna e Parisit”, në atë pjesë të trotuarit që është zënë nga një ndërtesë që aktualisht është shkollë jopublike. Shkrimi shoqërohej me një shkresë të znj.Jeta Seitaj, kryetare e Ninibashkisë Nr.5, e cila konfirmonte se ajo ndërtesë ishte pa leje. Atëherë, pse nuk veprohet aty? Çfarë bën Bashkia? E dini që ajo rrugë ka një fluks kalimtarësh të pazakontë dhe që në atë pjesë të trotuarit që ka zënë kjo ndërtesë, nuk i nxë as dy veta paralel? (Njëri duhet të zbresë në asfalt që të mund të kalojë).

T’i vijë zor edhe atij që e ka bërë atë punë edhe atyre që e kanë në dorë për ta zhbërë dhe nuk veprojnë. Kalojnë dhjetëra gra me karroca fëmijësh aty në ditë në pisk të vapës e të pluhurit, dhe duhet të zbresin karrocën në rrugë mes makinave, se copa e trotuarit nuk mjafton për të kaluar as karroca e fëmijës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›