E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rëndësi ka e ardhmja; dhe e ardhmja është pa Bollanot

Ishim mesuar që sulmet antishqiptare dhe separatiste të na vinin nga pertej kufijve, ndersa tani na vijne brenda tokes sone. Se që ta kemi të qarte, dhe ta kene të qartë, edhe Janina shqiptare është.

Eshte e kote të merremi se si ka arritur deri ketu një situate e tille, sepse arsyet dhe analistet do të jepnin me dhjetëra shpjegime. Disa do thone, vota e Greqisë për në NATO dhe BE, respektimi i minoriteteve, gjendja ekonomike e vendit etj. E çfare rendesie ka tani. Rendesi do të këtë e ardhmja. Dhe e ardhmja është pa Bollanot. E them këtë sepse nuk mund të vazhdoje në Shqiperi e njejta gjendje ekonomike edhe për shume kohe, nuk do të lëpihemi më për një copë bukë.

Në një moment të tille, nuk do të këtë me Bollano. Pasuesit e tij, sot, nuk do të deshirojnë më të bëjnë tifo për idete e tij separatiste, sponsorizuesve e tij do t’u humbe durimi për një kauze të kote. Shkurt, Vasili do të kthehet në një hije endacake, pa zë dhe pa vlerë. Jo se tani ka ndonje vlere të madhe!!! Por të lutem, Vasil, tani të pakten, përveç mençurisë dhe djallëzisë, trego edhe një çike burreri, meqe ishe në Janine, pse nuk shkove të takosh ate burrin me shtat të shkurter që quhet Ali Pasha.

Kjo me ben të dyshoj për burrërinë tende, dhe kjo mosburreri nuk është në karakterin as të shqiptareve dhe as të grekerve, e jo me të Himarjoteve që ti i do kaq shume.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›