Iu ngacmoi mbesen, e torturojne
Elbasan-Dy vellezer nga Elbasani, kane vendosur te hakmerren ne menyren me te dhunshme ndaj nje 17-vjecari, duke e marre peng dhe pasi e kane rrahur per vdekje, e kane hedhur ne liqen. Ngjarja e rende, ka ndodhur mbremjen e se premtes ne Belsh. Me pretendimin se 17-vjecari Demir Lala, iu kishte ngacmuar mbesen e tyre ne telefonin celular te saj, dy vellezerit Arben dhe Bukurosh Kuqja, te dyshuar si autoret e kesaj ngjarje, e kane marre peng adoleshentin, duke u larguar nga zona e banuar. Pasi e kane mbajtur atje per ore te tera, kane ushtruar ndaj tij dhune fizike deri sa e kane lene te riun pa ndjenja. Duke menduar se ai kishte vdekur, dy vellezerit, kane marre trupin e 17-vjecarit dhe e kane hedhur ne ujerat e ftohta te liqenit te Kajanit, ne Belsh, per te humbur gjurmet, ndersa vete ata jane larguar duke menduar se askush nuk i ka pare. Viktima e kesaj dhune te shfrenuar, kur ka rene ne kontakt me ujerat e ftohta te liqeni, eshte permendur dhe me shume mundime e perpjekje, ka mundur te dale ne breg, ndonese ne gjendje shume te veshtire fizike dhe shendetesore. Banoret e fshatit, e kane pare te riun duke kerkuar ndihme dhe menjehere e kane derguar ne spitalin e qytetit te Elbasanit. Megjithese ne gjendje teper te veshtire per jeten, i riu i dhunuar ka rrefyer emrat e autoreve te ngjarjes dhe menjehere Policia e Elbasanit, eshte vene ne kerkim te tyre. Ne oret e para te mengjesit te djeshem, policia ka bere edhe arrestimin e dy vellezerve Arben dhe Bukurosh Kuqja, mbi te cilet rendon akuza per pengmarrjen dhe keqtrajtimit te 17-vjecarit, Demir Lala. Aktualisht viktima ndodhet ne gjendje te rende shendetesore ne spitalin e Elbasanit, ku po merr dhe ndihmen mjekesor. Pas kesaj ngjarje te rende, te gjithe banoret e fshatit Kajan kane mbetur te cuditur. Ata jane shprehur se 17-vjecari Demir Lala, njihet si njeri i rregullt ne fshat dhe nuk eshte dalluar ndonjehere si problematik. Ndersa per familjen e viktimes se kesaj dhune, ata kane thene se familja Lala eshte mjaft e respektuar dhe e nderuar.