E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lihen te lire dy pedagoget e Kamzes, te akuzuar per mitmarrje

Tirane-Lihen te lire 2 pedagoget e Universitetit Bujqesor te Kamzes, te cilet u arrestuan kater dite me pare, me akuzen e mitmarrjes. Gjykata e Tiranes, ka ndryshuar dje masen e sigurise nga "arrest shtepie" ne "detyrim per paraqitje", per dy pedagoget Astrit Frakulla dhe Vasil Kashuta. Ata u arrestuan kater dite me pare se bashku me 4 seksere, te cilet dyshohet se ishin ndermjetesit mes studenteve dhe pedagogeve te tyre, nen akuzen e "mitmarrjes". Arrestimi i tyre erdhi pas nje hetimi 9-mujor, te policise se kryeqytetit ne bashkepunim edhe me njesine e Task-Forces. Operacioni per kapjen e tyre u kodua "Provimi i sukseshem 1". Ndaj dy pedagogeve, prokuroria kishte ngritur akuzen e "shperdorimit te detyres" si dhe "ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike". Sipas hetimeve te kryera nga policia e kryeqytetit, sekseret pasi merrnin shumen prej 25 mije lekesh nga studentet, hynin si ndermjetes tek pedagoget per te kaluar lenden e tyre, e cila paraqitej si nje nga lendet me te veshtira dhe e pamundur per t'u kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›