E Diel, 1 Nëntor 2026

Plackisnin supermarkete dhe dyqane, shkaterrohet grupi i hajduteve

Tepelene-Policia e Gjirokastres, ka shkaterruar nje grup vjedhesish, qe e kishin shtrire veprimtarine e tyre ne disa qytete te jugut. Operacioni i Policise se Gjirokastres, i koduar "Shitesit", ka bere te mundur arrestimin e 48-vjecarit Aranit Buzi dhe 33-vjecarit Florenc Cipkalla, te dy nga qyteti i Fierit, ndersa ka shpallur ne kerkim tre bashkepunetoret e tyre, emrat e te cileve nuk behen te ditur per arsye hetimi. Grupi i hajduteve, dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane vjedhur me thyerje ne qytetin e Tepelenes nje sere dyqanesh dhe supermarketesh. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se me 8 nentor te vitit te kaluar, ata dyshohen se kane vjedhur me thyerje gjate nates, dyqanin e nje qytetari ne Tepelene duke i marre nje shume prej 20.000 lekesh. Ndersa gjate nates se po kesaj date, kane vjedhur me thyerje edhe nje supermarket tjeter po ne kete qytet, ku kane vjedhur rreth 40 karta te ndryshme te kompanive celulare, si dhe nje shume 10.000 lekesh. Ne te njejten nate, policia ka regjistruar edhe vjedhjen me thyerje te supermarketit te nje tjeter qytetari ne Tepelene, ku kane mundur te vjedhin nje shume prej 50.000 lekesh, ndersa ne nje tjeter dyqan kane vjedhur nje shume prej 8.000 lekesh. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 7 aparate celulare, 9 karta Sim, si dhe nje automjet tip "Benz" taksi me targe FR 801 A, ne pronesi te Aranit Buzit, me te cilin dy personat e arrestuar, kane levizur per te realizuar vjedhjet. Policia po punohet edhe per kapjen e tre personave te tjere, te cilet jane shpallur ne kerkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›