Ivanaj: “Apel qytetarëve për të dhuruar gjak”
Mungesa e gjakut në spitale ka bërë që autoritet shndetsore të apelojnë për të dhuruar gjak. Ministria e Shëndetësisë kërkoi nga qytetarët që të dhurojnë gjak vullnetarish, pasi rezervat e gjakut për të sëmurët kanë përfunduar. Zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetsisë, Arben Ivanaj, duke i’u referuar situatës aktuale, u shpreh se në 10 ditëshin e fundit të gushtit, pacientët me sëmundje kronike, kanë marrë 2 herë më pak gjak, se sa ishte parashikuar të merrnin. Kjo situatë u krijua sepse stoku aktual në spitale dhe në bankat e gjakut është pakësuar ndjeshm dhe nuk mund të mbulohen nevojat që kanë pacientët. Sipas tij, kurba e dhurimeve vullnetare gjatë verës bie. Ai garantoi se gjaku që dhurohet shkon në destinacion dhe mirëpërdoret në klinikat dhe pavijonet e spitaleve. Ai u shpreh se Ministria e Shëndetësisë, tashmë ka një strategji kombëtare të transfuzionit të gjakut, e hartuar në vitin 2006, e cila në thelbin e saj parashikon zëvendësimin e dhuruesve të paguar në dhurues vullnetarë. Situata në spitale është tepër e vështirë dhe emergjente, përsa i përket furnizimit me gjak për pacientët që kanë sëmundje të cilat kërkojnë furnizimin e vazhdueshëm të trupit me gjak. Talasemikët janë një nga kategoritë e pacientëve që e kan të domosdoshme marrjen e gjakut. Aktualisht, mjekët thonë se ata po kurohen me doza tepër të ulta, por e kanë të nevojshme furnizimin e herëpashershëm me gjak. Rezervat e spitaleve kanë shkuar në fund dhe nuk ka asnjë mundësi furnizimi për plotësimin e nevojave. Ndërkohë që autoritet shndetsore theksojnë se numri i dhuruesve është tepër i ulët dhe i pamundur për të plotësuar të gjitha nevojat. Askush nuk di të japë një përgjigje për zgjidhjen e kësaj situate që duket se do të vazhdojë për shumë kohë, ndërkohë që autoritetet shëndetësore po japin alarmin për plotësimin ebankinave me gjak dhe importimin e menjëhershëm të dozave të nevojshme.
Emërimet e reja në shëndetësi, në shtator
Emërimet e reja në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Drejtorinë e QSUT-së pritet të bëhen në muajin shtator. Megjithëse dita e djeshme ishte parashikuar që do të bëhej emërimi i drejtuesit të ri të QSUT-së, tashmë kjo gjë nuk konfirmohet, por sipas disa zërave pritet që emërimet do të bëhen pas pak ditësh. Por, në Ministrinë e Shëndetësisë largimet dhe emërimet e reja janë bërë para pak ditsh dhe tashme mbetet që të bëhen zëvendësimet në administratën dhe drejtorinë e QSUT-së, ku dihet edhe emri i ri i zëvendësueses së Mati Pepës. Ky i fundit, kishte deklaruar se pas përfundimit të pushimeve verore do të bënte dorëzimin e postit të tij në Krye të Drejtorisë së QSUT-së, e cila pritej prej shumë kohsh, pas mosmarrëveshjeve që kishte me ish-ministrin Nard Ndoka. Kështu, reforma që do të bëhet në krerët e shëndetësisë konsiston në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe menaxhimit të medikamenteve në QSUT.
26 Gusht 2008