E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoritë e mësuesve që do të përfitojnë nga rritja e pagave në shtator



Jonida Tashi

Mësuesit e arsimit parauniversitar në gjithë vendin do t’i përfitojnë pagat e reja sipas nivelit arsimor. Udhëzimi i fundit i Ministrisë së Arsimit, i miratuar edhe nga qeveria, ka përcaktuar kritere të reja për vlerësimin e pagës së tyre. Paga më të larta do të përfitojnë të gjithë mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, të cilët japin 30 për qind të ngarkesës mësimore për lëndë të profilit të tyre. E thënë ndryshe, kjo kategori mësuesish që bën pjesë në grupin e parë do të përfitojë pagën e këtij grupi që është 11 mijë lek në muaj. Ndërkohë që në grupin e parë të arsimtarëve do të përfshihen edhe mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi dhe japin mësim në klasat kolektive të ciklit të parë. Pagë të grupit të parë në fillim të këtij viti mësimor do të përfitojnë edhe mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për degët Fizikë e Biologji dhe japin mësim në klasën e pestë, dy mësues për dy klasa.Sipas vendimit të qeverisë, të botuar edhe në Fletoren Zyrtare, përfitimi mbi pagën për grupin e parë të mësuesve është 11 mijë lekë në muaj.
Grupi i dytë
Të gjithë punonjësit mësimorë me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, që japin më pak se 30 për qind të ngarkesës mësimore me lëndë jashtë profilit do të bëjnë pjesë në grupin e dytë të arsimtarëve. Grupi i dytë i arsimtarëve do të ketë një pagë më të ulët krahasuar me atë të parin. Sipas vendimit të qeverisë, mësuesit që bëjnë pjesë në këtë grup do të përfitojnë 9 mijë lekë në muaj.Në kategorinë e mësuesve që bëjnë pjesë në grupin e dytë do të përfshihen mësuesit me shkollë të mesme pedagogjike, mësuesit me shkollë të mesme profesionale, ku fitohet specialiteti për mësuesi si dhe punonjësit mësimorë, të cilët kanë mbaruar të paktën dy vite akademike të shkollës së lartë. Mësuesit e tjerë, që nuk bëjnë pjesë në grupin e parë dhe as në të dytin do të marrin një pagë më të ulët. Kështu, paga për mësuesit që bëjnë pjesë në grupin e tretë të arsimtarëve do të jenë 7500 lekë në muaj, ndërsa për grupin e katërt 4700 lekë në muaj.
Vjetërsia
Shtesa për vjetërsi pune në profil do të përfitohet pasi të plotësohet koha e duhur për të marrë shpërblimin. Kështu, 5-9 vjet, është vjetërsia e duhur e punës për të fituar shkallën e tretë të kualifikimit. Mësuesit që e kanë fituar atë, kanë mundësinë që të fitojnë një shtese page në masën 10 për qind, si dhe t’u njihet kualifikimi përkatës. Ndërsa për të fituar shkallën e dytë të kualifikimit një mësuesi I nevojiten 10-19 vjet punë. Mësuesit që e kanë fituar shkallën e dytë të kualifikimit, kanë mundësinë që të fitojnë një shtese page në masën 10 për qind, si dhe t’u njihet kualifikimi përkatës. Mësuesit që kanë fituar shkallën e parë të kualifikimit, që kërkon mbi 20 vjet vjetërsi pune, kanë mundësinë që të marrin një shtesë më të madhe page që shkon në masën 20 për qind. Po ashtu, edhe kësaj kategorie mësuesish i‘u njihet kualifikimi përkatës
Rruga
Shpërblimi mujor për punonjësit mësimorë në arsimin parauniversitar që punojnë larg vendbanimit të tyre në fillim të vitit shkollor do të jetë si më poshtë. Kur mësuesit punojnë brenda rrethit të tyre, por larg vendbanimit dhe kthehen brenda ditës në vendbanimin e tyre, pagesa për rrugën do të jetë deri në 1500 lekë në muaj. Ndërsa në rastet kur mësuesit nuk kthehen brenda ditës në vendbanimin e tyre pagesa për rrugën do të jetë deri në 4357 lekë në muaj. Për punonjësit mësimorë që e kryejnë rrugën me transport të siguruar nga DRA/ZA-të, masa e shpërblimit mujor për largësi do të jetë e njëjtë sipas distancës në kilometra. Në rastet kur nuk mund të sigurohet transporti për mungesë infrastrukture masa e shpërblimit do të përcaktohet në raport me largësinë dhe vështirësinë e rrugës. Në rastet kur mësuesi ndryshon vendbanim me dëshirën e tij dhe vazhdon të punojë në të njëjtin vend pune, përfiton shpërblim për largësi vendbanimi vetëm kur DRA/ZA-të nuk kanë mundësi për zëvendësimin e tij. Për të bërë një ndarje të drejtë të këtyre pagesave, qeveria ka kërkuar nga pushteti vendor (kryeplaku dhe kryetari i komunës ose bashkisë) që çdo fillim viti mësimor të evidentohen punonjësit që punojnë larg vendbanimit të tyre nëpërmjet vërtetimeve të pushtetit vendor.

Grupi i parë

Mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, por që japin 30 për qind të ngarkesës mësimore për lëndë të profilit të tyre
Mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, që japin mësim në klasat kolektive të ciklit të parë
Mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për degët Fizikë e Biologji dhe japin mësim në klasën e pestë, dy mësues për dy klasa

Grupi i dytë
Mësuesit me shkollë të mesme pedagogjike
Mësuesit me shkollë të mesme profesionale ku fitohet specialiteti për mësuesi
Diplomë mbi shkollën e mesme
Punonjësit mësimorë të cilët kanë mbaruar të paktën dy vite akademike të shkollës së lartë
Të gjithë punonjësit mësimorë të me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, që japin më pak se 30 për qind të ngarkesës mësimore me lëndë jashtë profilit

VLERA E PAGËS SË GRUPIT SIPAS NIVELIT ARSIMOR

GRUPI PAGA NË LEKË
1 11 000
2 9 000
3 7 500
4 4 700

Struktura e pagës për punonjësit mësimorë të arsimit parauniversitar
EMËRTIMI PAGA MUJORE
PAGA INDIVIDUALE SHTESA E
POZICIONIT
Paga e
grupit
(PG) Shtesa
për
vjetërsi (SHV) Shtesa
për
kualifikimin
(SHK)
1 2 3 4
1 Drejtor i shkollës së mesme, Përgjegjës poligoni,
Drejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë,
Drejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë,
Drejtor në shkollat me probleme të larta mendore,
Drejtor i konvikteve 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 40 000
2 Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme,
Përgjegjës i bazës prodhuese,
Zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë,
Zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë,
Zëvendësdrejtor në shkollat me probleme të larta mendore,
Drejtor i Qendrës Kulturore
të Fëmijëve. 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 35 000
3 Drejtor i shkollës 9-vjeçare 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 31 500
4 Drejtor i shkollës fillore klasa I-IV-ërt,
Përgjegjës (kryemësues) i shkollës
me klasë kolektive,
Zëvendësdrejtor i shkollës 9-vjeçare,
Përgjegjës sektori në Qendrën
Kulturore të Fëmijëve 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 29 500
5 Drejtor i kopshtit me ushqim 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 28 500
6 Drejtor i kopshtit pa ushqim 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 26 500
7 Mësues në shkollat e mesme,
Mësues në institutin e nxënësve që nuk shikojnë,
Mësues në institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë,
Mësues në shkollat me probleme të larta mendore,
Inspektor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 28 500
8 Mësues në shkollat 9-vjeçare, klasa I-IX.
Edukator konvikti,
Kujdestar konvikti 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 25 600
9 Edukator në kopsht fëmijësh 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 23 000
10 Mësues 2 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 21 000
11 Mësues 3 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 21 000
12 Edukator në kopsht fëmijësh 3 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G.
19 300
13 Edukator në kopësht fëmijësh 2 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 19300

26 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›