E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanaj: Nuk do të ketë shtyrje të vitit shkollor

26/08/2009  Gripi i derrave, flet zv/ministri i Shëndetësisë

TIRANE- Pavarësisht alarmit të dhënë nga mjekët se në muajin e ardhshëm pritet shtim i ndjeshëm i rasteve të prekura nga virusi i gripit të derrave, drejtuesit e institucioneve shëndetësore pohojnë se kjo gjë nuk do të shoqërohet me shtyrjen e hapjes së vitit shkollor në datën e përcaktuar. ǒka sipas tyre shpjegohet edhe me situatën aktuale, e cila tregon se deri më tani tek moshat shkollore nuk janë shfaqur raste të prekjes nga ky virus. Ndërkohë që mjekët kanë deklaruar se ardhja e vjeshtës shihet si problem serioz, pasi në këtë kohë vihen re shpërthime masive të gripit sezonal, çka mund të shoqërohet edhe me shtim të rasteve të prekura nga AH1N1. Kjo veçanërisht në shkolla dhe kopshte ku bashkëjetesa është shumë e lartë, si dhe mundësia e përhapjes së viruseve në rrugë ajrore është gjithmonë edhe më e lartë. “Nuk ka asnjë arsye për të shtyre shkollat. Do vazhdojmë të insistojmë në rregullat bazike të higjienës veçanërisht për të rinjtë”, ka pohuar zv/ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›