Njihen mbi 500 diploma të huaja të studentëve
26/08/2009 Studimet jashtë vendit
Ministria e Arsimit ka lëshuar certifikatat e njohjes së studimeve për më shumë se 500 studentë e specialistë që janë diplomuar jashtë vendit. Deri tani rezulton që numri i vendeve ku studentët shqiptarë kanë kryer studimet universitare dhe pasuniversitare është 54. Ndër ta kryesisht në Itali, Greqi, Bullgari, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Angli, Maqedoni, Holandë, Austri, Francë, e shumë të tjerë. Për disa vite, edhe për shkak të mungesave në dokumentacion apo mosardhjes në kohë të konfirmimit nga universitetet e huaja, që kanë lëshuar diplomat, u vonua lëshimi i certifikatave njohëse. Në MASH ishin grumbulluar rreth 800 dosje, të cilat duhej të kalonin në komision. Për të zhbllokuar këtë situatë, me urdhër të MASH në muajin maj 2009 u ngrit komisioni Ad Hoc për njohjen e diplomave. Puna filloi me dosjet më të hershme 2006, 2007 dhe 2008, e më pas me dosjet e depozituara në vitin 2009, ku deri më 20 gusht janë ndarë mbi 500 certifikata. Komisioni ka marrë detyrën që brenda muajit shtator të gjithë aplikantët të marrin certifikatat e njohjes, nëse dosja e tyre është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.