Ivanaj: Shkollat hapen në kohë, pavarësisht gripit
Zëvendësministri i Shëndetësisë Arben Ivanaj deklaroi sot për mediat, se "nuk ka asnjë arsye të mendojmë për shtyrjen e shkollave apo moshapjen e tyre, ashtu sikurse nuk ka arsye të mendojmë për ndryshimin e sjelljeve tona të përditshme". Duke garantuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbajtjen nën kontroll të situatës, Ivanaj konsideroi të thënat e deritanishme mbi moshapjen e shkollave në datën e përcaktuar (14 shtator) si të nxituara.
Ndërkohë, Drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethe janë udhëzuar të kenë komunikim të vazhdueshëm dhe të veçantë në shkolla. Gjithashtu, janë përgatitur dhe fletë-palosje informuese për fëmijët mbi masat parandaluese dhe mënyrën e sjelljes ndaj virusit A (H1N1). Ministria e Shëndetësisë është në kontakte të vazhdueshme me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me institucionet e tjera ndërkombëtare, CDC, ECDC, Komisioni Europian për përditësimin e të dhënave dhe vlerësimin e situatës.