E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia arreston një 25-vjeçar në kërkim një tjetër

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se 25 vjeçari Miriam Ashiku, banues në Peqin, akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen A.S., 24 vjeç nga Peqini”. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim edhe nga policia e Durrësit për veprën penale të vjedhjes së banesës së shtetasit Sami Kabashi.

Ndërkohë, një shtetas kosovar është shpallur person në kërkim nga policia e Librazhdit, pasi akuzohet për veprën penale të mashtrimit. Burime të policisë lokale bënë të ditur se "Burim Piskala, 28 vjeç, me banim në Sllatinë e Madhe (Kosovë), përmes mashtrimit i ka marrë shtetasit kosovar Elham Lika, me banim në Suedi mjetin tip CHRISLER me targë XLT 589".

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në 24 gusht në territorin e Librazhdit dhe denoncimi për të është bërë në komisariatin e këtij rrethi. Piskala i kishte premtuar Likës se do t'i jepte 7000 euro për blerjen e këtij mjeti dhe likujdimi i parave do të bëhej në Kosovë, por deri tani nuk ka dhënë as lekët as mjetin. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›