Reno mund të përjashtohet nga Formula 1
Nëse pas hetimeve që kanë nisur në drejtim të Reno, dalin në dritë trukime të garës, skuderia franceze rrezikon të përjashtohet nga kampionati i F1.
Në një intervistë për tabloidin “Times”, bosi i Formula 1, Berni Ekleston është shprehur se shpreson që të mos jetë i detyruar të marrë një vendim të tillë. “Flavio Briatore këmbëngul se nuk është në dijeni të një veprimi të tillë,”- tha Ekleston.
Hetimi do të përqendrohet në garën e vitit 2008 në Singapor, ku mendohet se drejtuesit e Reno kanë urdhëruar pilotin brazilian Nelsinjo Pike për t’u përplasur, në mënyrë që të favorizohej piloti tjetër i skuderisë, Fernando Alonso, i cili fitoi garën.