E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet antolgjia e poezisë së Elsie-së

U promovua botimi në anglisht i anrtologjisë së poezisë shqipe i përgatitur për botim nga albanologu Robert Elsie. Antologjia përfshin tërë poezinë shqiptare, që prej fillimeve e deri më sot, me 277 poezi të zgjedhura të 48 poetëve. Ministri i TKRS-së,Ylli Pango ndër të tjera tha se ky botim është një ngjarje vërtet e rëndësishme kjo në historinë e letërsisë shqipe i cili do t'i shërbejë integrimit të vendit në mozaikun kulturor evropian.Ndërsa albanologu e cilwsoi përkthimin e kësaj antologjie në anglisht si një hap të madh për njohjen e Letërsisë shqipe në botën anglishtfolëse.Robert Elsie është autor i një sërë librash mbi aspekte të ndryshme të Kulturës Shqiptare.Veprat e tij te perkthyera të cilat janë botuar jane :Shqipëria dhe Kosova në ngjyr ,vellimi poetic i Azem Shkrelit , Letërsia shqipe: një histori e shkurtër, Tregime moderne shqiptare, , Lahuta e Malcisë, romani I humburi i Fatos Kongolit etj .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›