E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërpritet puna në minierën e Bulqizës

Lajmi për rishikimin e marrëveshjes koncencionare, të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompaninë ACR, Albanian Crome, ish- "Darfo", ka çuar në ndërprerjen e punës në minierën e Bulqizës. Deklarata e ministrit Prifti, gjatë takimit që organizoi ditën e enjte me një përfaqësi të minatorëve, ka "trembur" këta të fundit. Në shenjë proteste ata kanë ndërprerë punën, ndërkohë që një përfaqësi prej rreth 50 minatorësh, nën drejtimin e kryesindikalistit Dilaver Përkoxha, i janë drejtuar Tiranës, për të protestuar pranë METE-s, për vendimin e marrë prej saj për ndërprerjen e kontratës koncencionare me ACR-në. Burime nga miniera e Bulqizës pohojnë për "Shqip" se një vendim i tillë, mbetet shumë enigmatik, pasi merret në një moment kur dhe ajo ka nisur realizimin e investimeve në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me qeverinë shqiptare, ku ndër më të rëndësishmit thuhet se mbetet ai për thellimin e pusit nr.2. Ndërkohë duhet kujtuar se kjo shoqëri nuk ka plotësuar që prej shtatë vjetësh asnjë nga kushtet e përcaktuara, duke e bërë marrëveshjen totalisht të dështuar.

Hy.Li.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›