E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanov: Maqedonia meriton datë për negociata me BE-në

E vetmja gjë që Maqedonia tani e meriton është data për fillimin e negociatave. E vetmja gjë që BE-ja duhet ta bëjë është që të na japë atë datë që na takon, i cili është i merituar, deklaroi kryetari Gjorgje Ivanov sot në Stamboll pas ligjëratës në Fakultetin Juridik në Universitetin e Stambollit me temë "Procesi i anëtarësimit në BE, nga perspektiva e demokracisë së të drejtave të njeriut".

Sipas tij, BE-ja këtë duhet ta bëjë që të mundet kredibiliteti i integrimeve evropiane të fitojë në peshë dhe të mundet të gjitha standardet dhe parimet evropiane të vlejnë edhe për qytetarët e Maqedonisë. Duke u drejtuar para studentëve të magjistraturës dhe doktoraturës në Universitetin e Stambollit, shefi i shtetit të Maqedonisë tha se kontineti evropian është i bashkuar mbetet tani Ballkani dhe Turqia që të integrohen. Duke u përgjigjuir në pyetjen e gazetarëve për procesin eurointegrues të Maqedonisë, Ivanov tha se vendi ndodhet në gjendje të status kuosë. Me ligjëratën në Universitet, presidenti i Maqedonisë e filloi vizitën treditëshe në Stamboll ku do të marrë pjesë në Samitin e 16-të euroaziatik ekonomik në organizim të Fondacionit Marmara.

Sipas programit, presidenti Ivanov nesër do të ketë fjalim përshëndetës në hapjen e Samitit me temë "Kanosjet dhe mundësitë në Euroazi", ndërsa do të marrë pjesë edhe në sesionin e presidentëve me temë "Botë unipolare ose botë multipolare", të paraparë për të enjten, shkruan zhurnal.

Në Samitin Marmara është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të 42 vendeve në botë, në mesin e të cilëve pesë presidentë të shteteve, katër kryetarë të parlamenteve, një kryeministër, tetë ish presidentë të shteteve, njëzetë e dy ministra dhe persona të tjerë të shquar të jetës shoqërore dhe politike, të sektorit joqeveritar dhe bashkësisë së biznesit.

Kjo është pjesëmarrja e katërt e presidentit Ivanov në Forumin ekonomik euroaziatik në Fondacioin Marmara, i cili çdo vit organizohet nga viti 1998. Në kuadër të samitit në Stamboll do të mbahet edhe sesion i zonjave i titulluar "Përvoja e grave në procesin e modernizimit", në të cilën do të marrë pjesë edhe bashkëshortja e Presidentit, Maja Ivanova.

Fjalim në këtë sesion do të kenë edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, zonja e parë shqiptare, Odeta Nishani, si dhe princesha Margarita nga Rumania. Fondacioni Marmara është grup për hulumtime ekonomike dhe shoqërore i cili ka për qëllim zhvillimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe vendeve të Azisë Qendrore dhe Lidjes së Afërt Është formuar në vitin 1985 dhe është pranuar nga ana e OSBE-së dhe përmes kapaciteteve të saja këshillëdhënëse e përfaqëson Turqinë në Këshillin ekonomiko-social të KB-së.

Fondacioni në mënyrë aktive është involvuar në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal me qëllim që të ndihmojë në maksimizimin e mundësive që i krijon procesi i globalizimit dhe minimizimin e efekteve të tij negative./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›