Ivanov: Maqedonia, vijon betejën për emrin dhe identitetin

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, deklaroi se do të vazhdojë beteja për të drejtën e emrit dhe të identitetit kombëtar. “Kemi pasur sukses që të ruajmë lirinë e fituar me shumë sfida dhe vështirësi dhe do të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat e të gjithë qytetarëve, para së gjithash për të drejtën e emrit tonë, identitetit dhe jetës me dinjitet”, deklaroi Ivanov.
Po ashtu ai theksoi se Maqedonia ka pasur sukses të mbijetojë gjatë periudhave dhe sfidave të saj historike dhe të dal si një vend më i fuqishëm dhe më unik.
Dita e “Ilindenit”, 2 gushti, ku ishte i pranishëm edhe presidenti maqedonas, u shënua sot me disa manifestime shtetërore në mbarë vendin, por edhe nga shoqatat maqedonase në diasporë.