E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cvetkoviç: KFOR-i dhe EULEX-i, të jenë neutralë

Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç, u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë të nisin bisedimet me zyrtarët e Qeverisë serbe, të cilat, sipas tij, duhet të rezultojnë me qetësimin e situatës në Kosovë, kthimin e gjendjes së mëparshme në veri dhe rikthimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Përmes deklaratës për media, Cvetkoviç ka thënë se administrata në Prishtinë dhe institucionet ndërkombëtare janë përgjegjëse për situatën e re, dhe jo Beogradi.
 

“Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, KFOR-i dhe EULEX-i, duhet të mbeten neutralë, nuk duhet të radhiten nga asnjëra anë, siç po bëjnë tani duke refuzuar bisedimet me përfaqësuesit legjitimë të Serbisë dhe duke bllokuar ushqimet, që mund të çonte në një katastofë humanitare”, thuhet në deklaratën e Cvetkoviçit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›