E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon misioni i OKB-së në Siri

Misioni përbëhej prej një ekipi me 300 vëzhgues, të cilët u vendosën në Siri për të monitoruar armëpushimin ndërmjet forcave qeveritare dhe rebelëve, të ndërmjetësuar nga ish-i dërguari ndërkombëtar për krizën, Kofi Anan.

Armëpushimi i synuar nuk u zbatua kurrë dhe Anan dha dorëheqjen këtë muaj nga posti i tij, duke deklaruar se përshkallëzimi i konfliktit dhe dështimi i fuqive botërore për t’u pajtuar rreth trajtimit të tij, ia kanë bërë të pamundur të kryejë detyrat.

Pasardhësi i tij, algjeriani Lakhdar Brahimi, ka thënë të dielën se detyra e tij nuk është më të ndalojë luftën civile, por t’i japë fund një të tille. Aktivistët raportojnë se rreth 20 mijë persona kanë humbur jetën në Siri, që nga shpërthimi i kryengritjes anti-regjim, në mars të vitit të kaluar./Start/

                                                                                             2012-08-20 13:45
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›