Greqi, aty ku “mbretëron” evazioni fiskal

Madje përleshjet me policinë, që ka kërkuar përforcime nga Athina kanë vazhduar për dy ditë rresht.
Ngjarja dhe fotografitë me banoret para policeve me shkopinj gome dhe bomba me gaz lotsjelles bënë xhiron e botës dhe nuk kanë munguar komentet ironike në mediat gjermane, në të cilat Greqia paraqitet si një shtet që çdo ditë e më shumë redukton rroga dhe pensione dhe nga ana tjetër, populli grek nuk do që te paguajë taksat e tij.
Megjithëse qeveria greke i ka shpallur luftë evazionit fiskal, në shumë prej ishujve greke apo të vendeve turistike, ai kap masën 100 për qind .
Ne ishullin e Lefkadhës dhe Zakinthos në detin Jon, në Rodos, Evia, në Paros si dhe në gjithë bregdetet e Halkidhikisë, pothuajse asnjë pronar hoteli apo restoranti, megjithëse është i detyruar nga ligji, nuk jep faturë për sherbimet që ofron.
Vleresohet se humbjet per shtetin nga TVSH arrijnë në mbi 2 miliard euro në vit. Në shtypin e së dielës publikohen gjithashtu disa raste të reja shokuese në të cilat evazioni fiskal ndërthuret me korrupsionin publik.
Një person merrte për 19 vjet rresht pensionin e nënës së tij të vdekur duke dëmtuar shtetin me mbi 200 mijë euro, disa të tjerë përfitonin pensionin shtesë të invalidit pa qenë aspak të tillë, ndërsa dy të moshuar merrnin pensionet e ish-bashkëshortëve të tyre të vdekur, megjithese kishin 20 vjet që ishin martuar përsëri.
Qeveria Samaras ka disa javë që ka filluar një hetim gjigand kundër korrupsionit dhe mbi 2 mijë çështje janë çuar për gjykim dhe dënim penal.
Gjithashtu janë denoncuar mbi 2500 persona që merrnin pensionet e të afërmve të tyre të vdekur apo inekzistente, midis tyre edhe rastet e pensionistëve te OGA, Entit te Sigurimeve Agrare, nga i cili përfitojnë edhe pensionistët minoritare nga Shqiperia.
Si rasti më me bujë në të gjitha çështjet është ai i 700 personave në ishullin Zakintho që merrnin pensionin e të verberit, ndërsa kur janë kërkuar për të kaluar përsëri para komisionit mjekësor, janë paraqitur vetëm 100 prej tyre dhe vetëm 70 janë ekzaminuar se ishin me të vërtetë të verbër./Start/T.CH/
2012-08-20 12:01