E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet regjizori Toni Skot

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga autoritetet policore amerikane, ku ndër të tjera theksonin: “Trupi i pajetë i regjisorit u identifikua pranë urës, ‘Vincent Thomas Bridge' në jug të Los Anxhelosit si dhe një shënim me dorëshkrimin e tij”.

Më tej policia shtoi se Toni Skot kishte parkuar automjetin e tij, një Toyota Prius e zezë mbi urë para se të kryente vetëvrasjen, e cila ka ndodhur rreth orës 19:30 të ditës së dielë.

68-vjeçari fitoi famën në vitet ’80 falë një serie filmash aksion si ‘Crimson Tide’, ‘Days of Thunder’ dhe ‘Beverly Hills Cop II’.

Gjatë kësaj kohe, mendohet se TonI SKot po punonte për vazhdimin e filmit ‘Top Gun’ me Tom Kruis.

Përveç “Top Gun”, “The Hunger”, ai ka realizuar edhe filmat e tjerë të suksesshëm si “Spy Game”, “True Romance” dhe “The taking of Pelham 123”.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-08-20 10:18
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›