E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i EULEX, Qeveria e Kosovës nis përgatitjet

Autoritetet e Prishtinës tashmë kanë sqaruar çështjen e vazhdimit të mandatit të EULEX-it. Ministria e Drejtësisë ka hartuar një letër, të cilën pritet ta dërgojë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.
 

Në këtë mënyrë institucionet e Kosovës, kanë qartësuar formën se si do të kërkojnë vazhdimin e mandatit të misionit të Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit në Prishtinë, për t`ia dërguar më pas këtë letër Presidentes Jahjaga, e cila ia dorëzon Baroneshës Ashton.
Qeveria, përmes Ministrisë së Drejtësisë, e ka hartuar letrën, me të cilën EULEX-it i vazhdohet mandati deri në vitin 2014.
 

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se Letra për EULEX`in do të votohet së pari në Kuvend me 2/3 e deputetëve, e pastaj do t`i dërgohet Presidentes.
 

“Kuvendi duhet ta ratifikojë”, ka thënë Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Ai konfirmoi se më pas e njëjta letër do t`i dërgohet Presidentes Jahjaga, e cila do të kërkojë nga Baronesha Ashton t`i vazhdohet mandati Misionit më të madh të vendeve të BE`së në Kosovë.  
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›