Ivanov: Shqipëria, vend trazit i drogës
Shqipëria është vend tranzit i drogës. Kështu është shprehur Drejtori i Agjencisë Federale të Kontrollit të Trafikut të Narkotikëve të Rusisë Viktor Ivanov në një konferencë për shtyp ndërsa ka theksuar se kjo ndodh edhe për faktin të pozitës gjeografike të vendit tonë.
Ai gjithashtu ka theksuar se droga kalon tranzit përmes Shqipërisë dhe Kosovës duke u shpërndarë në vende të tjera të Europës. Sipas tij janë 375 kartelë të drogës të cilët furnizojnë Europën ndërsa ka shtuar se rreziku nga droga qëndron me ushtarët në Afganistan.
Ndërkohë ditën e djeshme Ivanov zhvilloi një takim me kryeministrin Berisha të cilit i paraqiti një ekspoze të situatës së luftës kundër narkotikëve në Rusi, por edhe një përshkrim të përgjithshëm përsa i përket trafikut ndërkombëtar të drogës.
Zoti Ivanov vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit për luftën me eficencë dhe sukses ndaj drogës, edhe për sigurinë e stabilitetin apo rendin publik të vendeve prodhuese, por shpesh edhe të vendeve tranzit.