Të shtëna armësh në qendër të qytetit të Vlorës

Terror me armë zjarri në qendër të qytetit të Vlorës. Një person ka qëlluar me armë në ajër në afërsi të kinoteatrit të qytetit bregdetar duke përhapur panik tek kalimtarët.
Sipas informacioneve i riu, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka qëlluar me armë në ajër por ende mbeten të qarta rrethanat e ngjarjes.
Ai është larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa mësohet se policia është vënë në kërkim të tij. Mësohet se plumbat kanë goditur një makinë të parkuar dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.