Ivanov do të takohet me Van Rompuj

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të takohet me kryetarin e Këshillit të Europës Herman Van Rompuj, me të cilën përfundon vizitën treditore zyrtare në Bruksel.
Presidenti Ivanov gjatë ditës së djeshme u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fog Rasmusen me eurokomisionerin për zgjerim Stefan Fyle dhe me kryetarin e Parlamentit Evropian Martin Shulz.
Pas takimit me Sekretarin e Aleancës, Anders Fog Rasmusen, Ivano theksoi se Maqedonia mund të bëhet anëtare e NATO-s edhe pa zgjidhjen e çështjeve bilaterale, dhe kontestit të emrit.