E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të shtëna me armë në Korçë, s`ka të lënduar

Të shtëna armësh në qendër të qytetit të Korçës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bulevardin “Republika” ku disa persona kanë qëlluar me armë një automjet të parkuar dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
 

Mësohet se si pasojë e breshërisë së armëve nuk ka persona të lënduar por dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për një parakalim.
 

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›