Ivanov: Çështja e emrit nuk do të dëmtojë identitetin maqedonas
Shkup- Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka deklaruar pas një takimi me përfaqësues të Odës ekonomike të Maqedonisë se në negociatat për çështjen e emrit synohet një kompromis i cili nuk e dëmton identitetin maqedonas dhe nuk e thyen krenarinë e popullatës.
“Secili kompromis tjetër është kompromis nën detyrim, kërcënim dhe nuk do të jetë në dobi të anës tonë. Për atë duam të arrijmë zgjidhje me të cilën nuk dëmtohet identiteti maqedonas dhe nuk thyhet krenaria e popullatës”, theksoi Ivanov.
Lidhur me propozimin Maqedonia Veriore, presidenti tha se nuk duhet të spekulohet, por duhet të pritet deri sa të përfundojnë konsultimet me negociatorin Zoran Jolevski dhe mediatorin, Metju Nimic.
//ina-start///