E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy ofron mbështetjen për Kosovën

Prishtinë - Presidenti i Francës Nicola Sarkozy, ka pritur sot në një takim kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, ku ka theksuar se pavarësia e Kosovës është e pa kthyeshme. Kreu i Elizesë, ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që të bashkëpunojmë midis tyre.

“Duhet të kapërcehen problemet midis Kosovës dhe Serbisë”-tha presidenti francez. Sarkozy ka ofruar mbështetjen e Francës, për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ai se "Kosova ka prirje për të qenë, ashtu si i gjithë Ballkani, anëtare e Bashkimit Evropian", vazhdoi burimi. "Franca e mbështet këtë perspektivë dhe do ta ndihmojë Kosovën të anëtarësohet në BE", shtoi.

"Ashtu siç inkurajoi presidentin serb Boris Tadiç për këtë qëllim, presidenti francez inkurajoi edhe kryeministrin dhe autoritetet kosovare për gjetjen e një 'modus vivendi' me serbët. Duhet që këto dy vende të gjejnë së bashku mënyra për të bashkëpunuar për kapërcimin gradual të problemeve të së kaluarës", theksoi Elizeja. Sarkozy dhe Thaçi ranë dakord gjithashtu për të shtuar përpjekjet për t'i çuar më tej praninë dhe investimet e ndërmarrjeve franceze në Kosovë.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit Thaçi në Francë që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, për të cilën Franca ishte një nga mbështetësit më aktivë në arenën ndërkombëtare. Pavarësia e Kosovës është njohur deri tani nga 60 vende, 22 prej të cilave anëtarë të Bashkimit Evropian.

Franca, me 1 350 ushtarët e saj, është një nga kontribuesit kryesorë të KFOR-it, forca e NATO-s në Kosovë. Ajo jep gjithashtu ndihmesën e saj në Misionin Evropian të policisë dhe drejtësisë (EULEX), me 192 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›