E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO do të tërheqë 5 mijë trupa nga Kosova

Bruksel -Duke filluar nga janari i vitit 2010, trupat e NATO-s në Kosovë, do të zvogëlohen. Një zyrtar i lartë amerikan theksoi se NATO-ja planifikon reduktimin e trupave të forcës së saj paqeruajtëse në Kosovë në 10 000 nga 15 000. "KFOR-i do të ndryshojë në fazën tjetër të operacioneve", deklaroi zyrtari, i cili kërkoi të mos identifikohej.

"Kemi ardhur në përfundimin se situata e sigurisë e lejon një reduktim të tillë", shtoi ai. Zyrtari theksoi se rekomandimi i ambasadorëve të NATO-s do të zyrtarizohet në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, që do të zhvillohet këtë javë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›