Në shtator, FSK-ja kapacitetet e para operacionale
Prishtinë -Ministri i FSK-së Fehmi Mujota u takua me Admiralin Mark Fitzgerald Komandant i Krahut Jugor të NATO-s. Në takim u bisedua për punën dhe progresin e bërë në MFSK. Me theks të posaçëm u vlerësua puna e suksesshme në procesin e trajnimit të pjesëtarëve të FSK-së. Në takim edhe një herë u ritheksua, se në shtator të këtij viti FSK-ja do të ketë kapacitetet e para operacionale. Gjatë takimit kishte dakordim të dyanshëm se duhet të rriten kapacitetet mentoruse të NATO-s nëpër njësitë e FSK-së.
U vlerësua stabiliteti i arritur në Kosovë në fushën e sigurisë dhe u vlerësua gatishmëria e treguar për bashkëpunim me shtete mike dhe shtetet e rajonit. Admirali Fizgerald e njoftoi Ministrin Mujota, se në fund të javës do të ketë takim të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku pritet të vlerësohet pozitivisht situata në Kosovë.