E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozy viziton Kosovën këtë vit

Paris -Brenda këtij viti, presidenti francez Nicola Sarkozy do të vizitojë Kosovën. Ftesa i është bërë nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili zhvilloi një takim gjatë së hënës me kreun e Elizesë. Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi duke folur për BBC-në nga Parisi tha se gjatë takimit me zotin Thaçi, presidenti Sarkozy ka thënë se Franca do të jetë e angazhuar plotësisht përkrah Kosovës dhe do ta ndihmojë shtetin e ri në të gjitha aspektet.

Ai ka bërë të ditur se me ftesë të qeverisë së Kosovës, presidenti francez, Nicolas Sarkozy do ta vizitojë Prishtinën këtë vit."Është biseduar për të arriturat e Kosovës në pak më shumë se një vit pavarësi, poashtu është konfirmuar vazhdimi i mbështetjes së fuqishme të Francës për Kosovën në të gjitha aspektet, qoftë në zhvillimin ekonomik apo në procesin tepër të rëndësishëm të njohjeve diplomatike," tha zoti Krasniqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›