E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scheffer: Asnjë vendim për tërheqjen e trupave

Bruksel -Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka hedhur poshtë zërat për një zvogëlim të mundshëm të trupave të KFOR-it në Kosovë. Një ditë më parë, një zyrtar amerikan në NATO, i cili preferoi të mbetej anonim i tha Reuters, se NATO do të tërhiqte 5 mijë trupa nga Kosova në fund të këtij vitit, nga 15 mijë që janë aktualisht.

Pas një takimi me kryeministrin çek Jan Fischer, Scheffer ka deklaruar se për një vendim të tillë do të diskutohet në të ardhmen dhe se deri më tani nuk është marrë asnjë vendim i tillë. "Nëse do të ketë ndonjë vendim, ai vendim do të jetë rezultat i një analize të plotë politike e ushtarake”-dekalroi Scheffer.

“Një vendim i tillë duhet dhe të arsyetohet”-shtoi ai. Gjatë kësaj jave, përkatësisht të enjten dhe të premten do të mblidhen ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, ku do të diskutojnë për rolin e KFOR-it dhe të ardhmen e tij në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›