E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishet koalicioni qeveritar në Kosovë

PRISHTINE- Rrëzohet qeveria në Kosovë. Burime pranë PDK-së bëjnë të ditur se është prishur koalicioni mes kësaj partie dhe LDK-së për shkak të marrëveshjes së njëanshme që Lidhja Demokratike e Kosovës ka krijuar me AAK-në në 2 komuna, atë të Prizrenit dhe Gjilanit.

Të njëtat burime bëjnë të ditur gjithashtu se nesër pritet të nënshkruhet dhe marrëveshja për koalicionin e ri qeveritar. Në koalicon pritet të përfshihen AKR dhe LDD dhe partive minoritare. Gjasat janë që presidenti i ri të emërohet Behxhet Pacolli ndërsa kryeministër mbetet Hashim Thaci.

Po të njëtat parti pritet të formojnë koalicon edhe për balotazh në nivel të komunave.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet nesër nesër në ora 14:00.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›