Ivanov kërkon mbështetje nga Hungaria për në BE

Presidenti Gjorgje Ivanov do të kërkojë gjatë vizitës së tij në Hungari mbështetje për dhënien e datës për fillimin e negociatave me BE-në.
Hungaria është vendi kryesues me BE-në nga fillimi i këtij viti. Presidenti Ivanov do të takohet me homologun e tij hungarez Pal Shmit, nga i cili do të kërkojë mbështetje dhe ndihmë për hapat e mëtejshme në rrugën e integrimit evropian të vendit, njofton Ina.
Delegacioni i lartë shtetëror do të takohet edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orban, ndërsa janë parashikuar edhe takime të niveleve të tjera. Presidenti Ivanov do të informojë autoritetet hungareze për përpjekjet dhe ecurinë e vendit në planin e integrimit evropian dhe realizimit të reformave.