Fier, policia: Bardhosh Myrtaj është vetëvrarë me pistoletë

Pas vetëvrasjes së shtetasit Bardhosh Myrtaj, djalit të viktimës së 21 janarit, Faik Myrtaj, reagon dhe Drejtoria e Policisë e qarkut të Fierit. Në një konferencë për shtyp, policia konfirmon se i riu është vetëvrarë me pistoletë. Ai ka gjetur vdekjen në vendin e quajtur Antenat, në fshatin Kreshpan të komunës Cakran të Fierit.
Bardhosh Myrtaj, ishte qëlluar një herë me pistoletë. Dëshmitarët i kanë thënë policisë se i riu ishte në gjendje depresive që pas vdekjes së babait të tij, i cili u vra më 21 janar në Tiranë.