Zgjedhje te parakohshme ne Maqedoni

Perberja aktuale e parlamentit pa prezencen e deputeteve te opozites ka inicuar dhe miratuar ndryshimet ne Kodin zgjedhor dhe plotesimet ne ligjin per deputet. Me keto ndryshime po behen perpjekje qe te krijohet nje ambient krejtesisht i ri ne procesin zgjedhor. Gjithashtu eshte miratuar edhe korrigjimi i kufinjve te disa njesive zgjedhore me qellim te balancimit te numrit te votuesve ne perputhje me kufinjte e lejuar te trupit votues per cdo njesi zgjedhore te percaktuar me ligj. Per tiu shmangur dyshimeve per numrin e sakte te trupit votues Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve ka bere edhe pastrimin e listes zgjedhore.
Pas njezet viteve te pluralizmit ne Maqedoni eshte bere pastrimi i listes zgjedhore nga votuesit qe nuk kane ekzistuar. Lista zgjedhore tani do te jete pasqyre e vertete e gjendjes reale te votuesve ne Maqedoni thote Silvana Boneva deputete e VMRO-DPMNE-se.
Bildunterschrift Deputetet e Parlamentit te Maqedonise do te votojne kete jave shperberjen e parlamentit.
Regjistri zgjedhor tashme gjendet ne menyre elektronike ne faqen e internetit te Komisionit Shteteror Zgjedhor. do qytetar mund te kontrolloje nese eshte apo jo ne listen votuese. Analistet politike vleresojne se ndryshimet qe po behen edhe me tutje jane larg kerkesave dhe rekomandimeve qe kerkon OSBE-ODHIR-it. Ndyshimet jane te karakterit kozmetik nga vete fakti se nuk u shteren te gjitha mundesite qe ne to te marre pjese edhe opozita. Per here te pare ndodh qe vete pushteti percakton ose permbush standarde plotesuese te reja. Dhe e gjithe kjo le nje pike te zeze ne kete drejtim aq me teper kur edhe ne lidhje me azhurimin e listes zgjedhore u treguan ceshtje joparimore thote analisti Mesel Bilalli.
Listat me qytetare teper
Ndryshimet ne Kodin zgjedhor ne njesite zgjedhore dhe ne regjistrin votues per analistin Sefer Tahiri japin garanci se do te kete zgjedhje te lira dhe demokratike sipas rregullave evropiane. Brenge e vetme ne kete aspekt eshte lista unike apo lista e vetme zgjedhore e cila hap disa dilema te medha edhe pse eshte pastruar43 mije qytetare vazhdojne te jene teprice ne kete liste.
Analistet Sefer Tahiri dhe Mersel Bilalli vleresojne se ndryshimi i kufinjve te njesive zgjedhore eshte bere me vonese. Ky ndryshim nuk eshte bere me konsensusin e te gjitha partive politke por eshte nje ndryshim me teper do te thoja sa per ta plotesuar mungesen e balancit te votes ne aspektin e shperndarjes teritoriale te votes por me teper per ta plotesuar balansin politik te shperndarjes se votes ne kuader te koalicionit qeveritar shprehet Tahiri.
Bildunterschrift Vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme
Ligji parasheh qe dallimi i numrit te votuesve mes njesive zgjedhore te jete plus 5 apo minus 5 perqind dhe ne kete drejtim ky koncensus tejkalohet edhe pse sipas te gjitha analizave eshte pak sa me i larte se ne shume shtete ajo eshte 3 perqind thote Bilalli.
Para shpalljes se zgjedhjeve te parakohshme parlamentare Parlamenti duhet te emeroje kandidatin e opozites Boris Kondarko kryetar te Komisionit Shteteror Zgjedhor.
Autor Fatos Musliu
Redaktoi Aida Cama
Autor Fatos Musliu