E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Ndryshime të shpejta në Qeveri

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, ka deklaruar sot se Qeveria e Kosovës është e stabilizuar. Ai paralajmëroi ndryshime në kabinetin qeveritar, tani kur marrëveshja për koalicion mes PDK-së dhe AKR-së ka ndryshuar. Po ashtu sipas tij, qeveria shumë shpejt do të kompletohet edhe zëvendësministra.

Këto komente Kuçi i bëri pas një takimi që pati me kryetarin e Unionit ndërkombëtar të Noterisë Pierre Becque dhe me kryetarin i Komisionit të Noterisë Mehdih Deharin.

Ai gjtihashtu theksoi se formimi i sistemit noterial do të bëhet brenda këtij viti. Javën tjetër, sipas tij, do të publikohet edhe lista me emrat e kandidatëve që e kanë kaluar fazën e parë te provimit me shkrim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›