E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov përshëndet tërheqjen e enciklopedisë

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov përshëndeti paralajmërimin e Akademisë maqedonase të Shkencave për tërheqjen dhe korrigjimin e enciklopedisë dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve ta tregojnë me vepra traditën e bashkëjetesës, respektit dhe tolerancës.
"Në një shoqëri demokratike dhe liberale secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta. Politikanët në politikë ndërsa shkencëtarët në shkencë. Por edhe të parët edhe të dytët të mbajnë përgjegjësi para opinionit", thekson shefi i shtetit në një deklaratë.
"Shkenca duhet të bazohet te faktet, të jetë e paanshme dhe të mos hyjë në mosmarrëveshjet e politikës së ditës", thekson ai.
"U bëj thirrje qytetarëve të Maqedonisë edhe një herë, të gjithë së bashku, ta tregojmë me vepra traditën tonë të bashkëjetesës, respektit dhe tolerancës. Kjo është pasuria jonë më e madhe. Kjo traditë dhe bashkëjetesa jona e gjallë do t'i tejkalojë të gjitha sfidat", thekson Ivanov duke përshëndetur njëkohësisht deklaratën e djeshme të kryeministrit Nikola Gruevski dhe liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›