Arrestohen agresoret e shqiptarit, Mitrovicë
Pas agresionit ndaj adoleshentit shqiptar pranë Urës se Ibrit mbrëmjen e se dielës ne Mitrovicë, policia e Kosovës ka prangosur tre persona. Sipas njoftimit zyrtar, te ndaluarit janë serbe te moshës 21, 20 dhe 16 vjeç. Te dielën këta adoleshente dyshohet se sulmuan një grup te rinjsh shqiptare, te cilët kaluan ne pjesën veriore te urës ne Mitrovicë. Si pasoje e këtij agresioni, një 14-vjeçar nga Vushtria pësoi një frakture ne këmbë dhe plage te lehta ne fytyre. Adoleshenti shqiptar aktualisht ndodhet ne spitalin e Mitrovicës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shpërndaje