E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanovic: Aksion i panevojshëm i KFOR-it

Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka vlerësuar se KFOR-i nuk duhet ti heqë barrikadat, sikur që ka nisur të bëjë sot në mëngjes në afërsi të Bërnjakut, sepse, sipas tij, kjo do të ndikonte në tensionimin e situatës.

Për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Ivanovic ka thënë se aksioni i sotëm i KFOR-it në afërsi të Bërnjakut është më vete e rrezikshme dhhe me të, misioni ndërkombëtar ushtarak pa nevojë po shton tensionet.

Kam frikë se e gjithë kjo do të çojë deri te sforcimi i barrikadave në gjithë veriun e Kosovës, ka thënë Ivanovic.

KFOR-i ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin në afërsi të vendkalimit kufitar me Serbinë, Bërnjak, për zhvendosjen e barrikadës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›