Topi, keqardhje për plehrat
TiranëPresidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka reagur sot ndaj rrëzimit të dekretit të tij për menaxhimin e mbetjeve një ditë më parë nga Kuvendi.
Parlamenti hodhi poshtë këtë dekret me votat e maxhorancës, duke firmosur kështu miratimin e ligjit.
Sipas presidentit Topi, ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve ka disa probleme e për këtë ai ka shprehur keqardhje që Parlamenti nuk mori në konsideratë dekretin e tij duke e hedhur poshtë atë.
Sipas tij, ligji për mbetjet tashmë nuk ështe më çështje e politikës por një çështje e qytetarëve.
Shkrime të tjera me interes: