Malaj: Svuajmë për ligje, por për zbatimin e tyre
Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste Arben Malaj u shreh në lidhje me miratimin e ligjit të mbetjeve se ne nuk jemi larg Europës nëqoftëse nuk lejojmë të eksportojmë mbetje në vend.
Ky debat sot, për të rrëzuar dekretin e Presidentit, për të shpërfillur shqetësimin e opinionit publik, ku në qendër të kësaj kërkese janë edhe dy ish-presidentët e vendit, për të mos dëgjuar shoqërinë civile, për të injoruar shqetësimet e opozitës për një debat që është i nxehtë në çdo vend europian, vetëm e rëndon krizën aktuale politike. Ne nuk jemi jashtë Europës se po pengojmë të huajt të eksportojnë mbetje në Shqipëri, por sepse po pengojmë eksportimin e vlerave më të mira europiane në politikën shqiptare- u shpreh Malaj.
Përsa i përket argumentave pro ligjit të mbetjeve të dhëna nga mazhoranca, deputeti Malaj shprehet se ne nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi korrekt i tyre.
Ne nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i dobët i tyre. Ne nuk mund ta fshehim se edhe pas 20 vjetëve ne kemi akoma institucione të dobëta. Madje ai shton se ëhstë në mbështetje të të gjithë atyre personave që janë kundër ligjit të importimit të mbetjeve. Pasi sipas tij politika shqiptare, dhe veçanërisht mazhoranca duhet ta trajtojë këtë ligj me shumë seriozitet.
Shkrime të tjera me interes: