Pas votimit në Kuvend, Meksi lë mandatin e deputetës
Tiranë- Deputetja socialiste Ermelinda Meksi pas votimit të saj në parlament për anëtarë e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë la mandatin e saj si deputete në qarkun e Fierit. Deputetja Meksi u votua dje në Kuvendin e Shqipërisë me 123 vota pro, 2 abstenim dhe me vetëm 7 vota kundër.
Më herët zonja Meksi nuk e kishte pranuar ofertën e kreut të socialistëve Rama, që të ishte ajo kandidatura për Këshillin Mbikqyrës së BSH-së. Por pas mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të PS-së, zonja Meksi e pranoi kandidaturen. Edhe pse mesohet se nuk ka dashur që të heqë dorë nga mandati I saj si deputetë. Mbase nga ndonjë pasiguri në lidhje me votimin në seancë.
Në fjalën e saj zonja Meksi u shpreh se do ti rikthehet një detyre që sipas saj ka nevojë për profesionistë. “Jeni të gjithë në politikë dhe duhet të kemi respekt për angazhimin tonë politik, angazhim i cili nuk zeron aftësitë profesionale të gjithsecilit. Jam nga 1993 profesoreshë me dy doktoratura. I rikthehem me profesionalizëm një detyre që ka nevojë për profesionistë. Do të zbatoj nenin 47 të Bankës, ku ngrin pozicioni im aktiv politik për aq kohë sa jam në Bankë. Si politikane jam e ftohtë në këtë vendimmarrje, për herë të parë duke gjykuar me mendje- u shpreh gjatë senacës ish deputetja Meksi.
Kandidatura e Ermelinda Meksit, ka qënë kandidatura e vetme e zgjedhur me konsensus nga të gjitha palët, për postin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankë së Shqipërisë.
Shkrime të tjera me interes: