E Shtunë, 31 Tetor 2026

Auditimi i financave të partive, KQZ hedh shortin

Tiranë-  Komisioni Qëndror i zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për emërimin e ekspertëve kontabël të cilët do të merren me auditimin e financave të partive të përdorura gjatë zgjedhjeve lokale.

Që në fillim të mbledhjes u hodhën mendime për  rregullimin e  situatës për dy partitë e mëdha, duke propozuar ndryshime në lidhje me Projekt-vendimin : Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar, të cilët do  të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhor për fushatën zgjedhore.

Duke marrë shkas nga prania e 161 subjekteve, dhe e pak ekspertëve, nga ana e anëtarëve të KQZ u propozua që për dy partitë e mëdha të ketë auditues të veçantë që të merren vetëm me to, e jo me subjekte të tjerë.

Nisur nga përvoja e radhës së kaluar, ka rezultuar se një audit ka pasur dy e më shumë subjekte, një parti të madhe dhe të tjera subjekte. Për këtë propozohet që audituesit e subjekteve që kanë marrë pjesën e luanit nuk duhet të ngarkohen me subjekte të tjera- tha anëtari Varfi, ndaj të cilit ranë dakord edhe anëtarët e tjerë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. KiE miraton rezolutën. Kërkohet dialog mes partive
  2. Ministri anglez hedh në plehra dokumentet sekrete
  3. Nasa hedh në hapësirë satelitin “miliarder”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›