E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviç: Jo zgjedhje në Kosovë pa pëlqimin e ndërkombëtarëve

Sekretari në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar se zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk mund të mbahen pa pëlqimin e plotë të faktorit ndërkombëtar.

Ai ka thënë për B92 se vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në territorin e Kosovës, para së gjithash është politik dhe do të kërkojë konsensus të të gjithë akterëve politikë në Serbi.

“Mendoj se teknikisht është e pamundur të organizohen zgjedhjet pa pëlqimin e bashkësisë ndërkombëtare, sepse UNMIK-u dhe organizatat e tjera në terren mbajnë kontroll të plotë mbi territorin. Nëse me shqiptarët nuk mund të arrijmë marrëveshje rreth kësaj çështjeje, dhe me siguri se nuk do të arrijmë, atëherë e vetmja gjë na mbetet të arrijmë marrëveshje me misionet ndërkombëtare në Kosovës”, ka thënë Ivanoviç.

Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve lokale të Serbisë në territorin e Kosovës nuk është e lidhur me kandidaturën e atij vendi në për anëtarësim në BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›