E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Serbia pranoi sot pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një prononcim të orëve të fundit ka thënë se Serbia sot pranon pavarësinë e Kosovës. "Me marrëveshjen e re që do të arrihet sot në Bruksel, Serbia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ajo po e pranon Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa Rezoluta 1244 ka qenë e vdekur dhe mbetet e vdekur", ka thënë kryeministri. Ai është shprehur i sigurt se marrëveshja për përfaqësim rajonal do të nënshkruhet të enjten.

Ndërkaq përfundoi të mërkurën dita e parë e raundit të dialogut mes Kosovës e Serbisë, i pari për këtë vit, pa ndonjë marrëveshje. Ndërkaq bisedimet vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Sipas mediave kosovare, palët janë afruar shumë në qëndrime rreth dy pikave, që kanë qenë në axhendë si zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, si dhe për marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal, konkretisht se si do të marrë pjesë Kosova në takimet rajonale. Zyrtarët e BE-së kanë thënë se takimi ka qenë në një atmosferë pozitive dhe se palët kanë pasur qasje konstruktive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›